Ministri i “i dorëhequr” Rikallo po i çon milionat në veri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ministri i “i dorëhequr” Rikallo po i çon milionat në veri

08:11 | 17 Prill 2018

Lista Serbe është duke orientuar në veri miliona euro nga buxheti i shtetit, ani se formalisht ka braktisur koalicionin.

Ministria e Bujqësisë ka publikuar fundjavën e shkuar një thirrje për aplikim në një Program të veçantë mbështetës, dedikuar rajonit të Mitrovicës Veriore të banuar kryesisht me serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria udhëhiqet nga Nenad Rikallo.

Ndonëse ai dhe kolegët e tij Dalibor Jevtiq e Ivan Todosijeviq janë deklaruar ta kenë braktisur Qeverinë, të tre vazhdojnë t’i drejtojnë institucionet nën arsyetimin e ushtrimit të “mandatit teknik” deri në emërimin e ministrave që do t’i pasojnë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq, është duke e toleruar këtë situatë, duke mos i emëruar ministrat e rinj.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!