Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Apostolova diskutojnë zhvillimet ekonomike në vend – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Apostolova diskutojnë zhvillimet ekonomike në vend

09:54 | 03 Tetor 2017

Rritja e sigurisë së furnizimit të energjisë, projektet në fushën efiçienës së energjisë përfshirë këtu fondin për efiçiencë, si dhe burimet e ripërtëritshme, janë çështje që do të trajtohen me fokus nga Qeveria e Kosovës, respektivisht MZHE, ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë takimit që ka zhvilluar me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natali Apostolova.

Me këtë rast, ministri Lluka, ka falënderuar shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë Apostolova për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet që të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga BE, në mënyrë që të përmbush obligimet qe dalin nga marrëveshja e MSA.

Nga ana e saj shefja e Zyrës së BE-së, Natali Apostolova, duke uruar ministrin Lluka për detyrën e re tha se Bashkimi Evropian është i vendosur të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian duke u ndal specifikisht ne sektorët te cilët MZHE i ka në portfolio dhe te cilat do te marrin mbështetje përmes IPA.

Gjatë takimit ministri Lluka ka njoftuar shefen e BE-së në Prishtinë për projektet që MZHE ka në proces me fokus të veçantë ai i ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re i cili projekt do të sigurojë furnizimin e energjisë elektrike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!