Ministri Lluka vizitoi sot Ferizajn dhe Lipjanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Ministri Lluka vizitoi sot Ferizajn dhe Lipjanin

18:19 | 11 Maj 2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar sot Ferizjan dhe Lipjanin me ç’rast ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Ferizajt Agim Aliu dhe atë të Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilëve u ka ofruar mbështetjen e ministrisë që drejton për projektet e tyre në fushën e energjisë, trajtimit të ujërave të zeza, infrastrukturës dhe punësimit.

Pas takimit me kryetarin e Ferizajt, Lluka tha se janë trajtuar shumë tema që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt.

Mirëpo më tepër rëndësi i është kushtuar trajtimit të ujërave të zeza, projekt ky në vlerë rreth 25 milionë euro që do të financohet nga fondet e huaja përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku do të ketë një kontribut Qeveria e Kosovës si dhe Komuna e Ferizajt.

Në takimin me kryetarin e Lipjanit janë diskutuar mundësitë që MZHE të përfshijë Lipjanin në mbulimin me fibra optik, në kuadër të projektit të digjitalizimit ekonomik të vendit që zhvillohet me Bankën Botërore.

Ndër të tjera, Ministri Lluka ka diskutuar edhe për zonat ekonomike në vend, për mundësinë e zhvillimit të një të tillë edhe në këtë komunë sepse Lipjani ka pozitën strategjike, si zonë afër Aeroportit të Prishtinës, ka një avantazh jashtëzakonisht të madh për investuar, të cilët janë të interesuar të vijnë për të investuar në këtë komunë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!