Ministri serb: Ky shtet do të na ndihmojë për ta bllokuar Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Ministri serb: Ky shtet do të na ndihmojë për ta bllokuar Kosovën

10:06 | 14 Shkurt 2018

Spanja është i vetmi shtet evropian i cili mund ta bllokojë Kosovën për t’u inkorporuar në institucionet e BE-së.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, njëherësh ministri për inovacion, Nenad Popoviq.

Ai ka deklaruar se Serbia ka një “kartë të artë” në duart e saj sa i përket qëndrimit të Madridit që Kosova të hyjë në institucione evropiane vetëm si pjesë e rajonit të Serbisë.

“Ne kemi një rezolutë 1244. Ne kemi përkrahjen e miqve tanë, Rusisë dhe Kinës të cilat kurrë nuk kanë qenë më të fortë. Ne po ashtu kemi pesë shtete në BE që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe nuk janë dakord për vendimin e pavarësisë së Kosovës. Unë mendojë se qëndrimi i Serbisë është i mirë dhe vetëm duhet të jetë i mençur dhe i durueshëm”, deklaroi Popoviç.

Sipas tij, Serbia ka një hapësirë të madhe manovrimi, dhe është shumë e rëndësishme të fillohet një dialog i brendshëm.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë gjysmën e këtij viti të shikojmë dhe të bëjmë zgjidhjen tonë për Kosovën. Pra, të jetë një kompromis dhe autonomi më të madhe se sa ishte. Kompromisi i shqiptarëve duhet të pasqyrohet në faktin që të pranojmë se ata nuk do të merrni atë që ata donin nga fillimi, pavarësinë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Popoviq njihet si njëri prej politikanëve që kundërshton ashpër shtetësinë e Kosovës. Ai kohë më parë kishte thënë se Kosova po provon që përmes UNESCO-s ta rrëmbejë trashëgiminë kulturore serbe, sepse vetë kosovarët janë një popull që s’kanë të ardhme e nuk kanë as identitet.

“Hyrja e shtetit të rremë të Kosovës në UNESCO e bën Serbinë më të vlefshme dhe më të shenjtë, ngaqë ajo trashëgimi tregon vazhdimësinë e popullit serb që nga mesjeta”, kishte deklaruar ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!