Ministria e Bajram Hasanit bën ‘dallavere’ me tenderin për mirëmbajtjen e Parkut të Biznesit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ministria e Bajram Hasanit bën ‘dallavere’ me tenderin për mirëmbajtjen e Parkut të Biznesit

11:54 | 02 Korrik 2018

Parku i biznesit në Drenas do të mund të mbetët për një kohë pa mirëmbajtje.

Kjo, pasi që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila udhëhiqet nga ministri Bajram Hasani është konstatuar të ketë bërë shkelje në tenderin ‘Mirëmbajtja e parkut të biznesit në Drenas’, shkruan ORAinfo.

Si pasojë e kësaj procedurat e tenderit për këtë tenderë nuk do të përfundojnë në bazë të afatit të paraparë, pasi ky tender do te kthehet në rivlerësim.

Eksperti shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që ndryshe njihet si gjykata e ‘tenderëve’ ka konstatuar se MTI ka bërë shkelje të procedurave në këtë tender.

Eksperti shqyrtues ka propozuar që të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe ka rekomanduar që lënda të kthehet në rivlerësim

“Duke u bazuar në sqarimet e cekura në ekspertizë, eksperti shqyrtues i propozon
panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohen si e bazuar, të anulohet
njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim”, thuhet në vendimin e ekspertit shqyrtues. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!