Ministria e Pal Lekajt bën dallavere edhe me tenderin për shërbime humanitare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ministria e Pal Lekajt bën dallavere edhe me tenderin për shërbime humanitare

15:26 | 27 Qershor 2018

Nxënësit e disa shkollave mund të mos udhëtojnë edhe për një kohë me autobusë të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Pal Lekaj, shkruan ORAinfo.

Kjo pasi që tenderi për këto shërbime nuk do të përfundojë sipas afateve të rregullta ligjore.

Ky tender do të kthehet në rivlerësim për shkak të shkeljeve që janë bërë në tenderin për shërbimet e transportit humanitar të udhëtarëve me autobus.

Zyra e Prokurimit në këtë ministri ka marrë një vendim të çuditshëm sa i përket përzgjedhjes së operatorëve ekonomik për tenderin “Shërbimet e transportit humanitar të udhëtarëve me autobus për lotët IX, XII, XIX, XIV, XV, XXIV”.

Kjo ministri ka shpërblyer me për dy lotot e këtij tenderi kompaninë “Ariani”, duke e shpallur të papërgjegjshëm operatorin e njëjtë për lotet tjera.

Ky veprim i Ministrisë së Infrastrukturës është vlerësuar si shkelje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) që ndryshe njihet si gjykata e tenderëve.

OSHP ka urdhëruar këtë ministri që këtë tenderë të kthejë në rivlerësim edhe njëherë.

“Paneli shqyrtues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, shqyrtimit të pikave pretenduese të parashtruesit të ankesës, konsatitmeve, analizën konkrete dhe rekomandimeve të ekspertit shqyrtues/profesional, deklarimit të palevë në procedurë, diskutimeve dhe shoshitjes së provave në tërësi gjatë seancës për shqyrtim kryesor, ashtu siç e ka cekur edhe eksperti shqyrtues, sqaron se OE ankues “Ariani” është rekomanduar për kontratë për Lot XV dhe XXIV, ndërsa për lotet tjera është shpallur i përgjegjshëm. Paneli shqyrtues sqaron se nëse OE ankues “Ariani” është deklaruar i papërgjegjshëm me dokumentet e njëjta për lotet tjera, atëherë me të njëjtat dokumente nuk mund të rekomandohet për kontratë për asnjë Loto. Paneli shqyrtues, ashtu edhe siç e ka cekur edhe eksperti shqyrtues , sqaron se OE ankues “Ariani” i plotëson kërkesat e autoritetit kontraktues për katër lote”, thuhet në vendimin e OSHP-së, përcjell ORAinfo.

Ministria e infrastrukturës është e obliguar që në afat prej 10 ditësh ta informojë me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me aktivitet të prokurimit. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!