Ministria që udhëhiqet nga Bajram Hasani shpenzon 2 mijë euro për larjen e veturave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Ministria që udhëhiqet nga Bajram Hasani shpenzon 2 mijë euro për larjen e veturave

17:23 | 27 Gusht 2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila udhëhiqet nga ministri Bajram Hasani do të shpenzojë plotë 2 mijë euro për larje të automjeteve.

Krahas shpenzimeve tjera, kjo ministri ka parashikuar që të shpenzojë edhe për larjen e veturave, shkruan ORAinfo.

Zyra e prokurimit në këtë ministri sot ka bërë njoftimin për dhënuen e tenderit për shërbimet e autolarjes për veturat e MTI-së.

Njoftimi është bërë në faqen Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, intitucion ky përgjegjes për rregullimin e fushë së prokurimit.

Ky tender është udhëhequr përmes procedurës së koutimit. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!