Ministrit të Haradinajt i përkeqësohet gjendja, anulon të gjitha takimet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Ministrit të Haradinajt i përkeqësohet gjendja, anulon të gjitha takimet

10:43 | 09 Nëntor 2018

Ministrit Skënder Rreçicës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka anuluar një nga aktivitetet e paralajmëruara për sot.

Lajmin për ka bërë të ditur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një komunikate për media.

“Njoftoheni se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ministrit të MPMS-së, z. Skender Reçica, anulohet konferenca e thirrur për sot në orën 13:00, për lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim është dërguar pas një njoftimi të më hereshëm në mëngjes ku ishin ftuar mediat që të merrnin pjesë në këtë aktivitet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!