Mino Raiola ia ofron Barcelonës yllin e madh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Mino Raiola ia ofron Barcelonës yllin e madh

09:26 | 14 Korrik 2018

Barcelona po e kërkon zëvendësuesin e Andres Iniestas.

Skuadra katalonase i ka ndarë rrugët me mesfushorin spanjoll që padyshim ishte truri i mesfushës së tyre.

Sipas mediave në Spanjë, Barcelona po e sheh si mundësi transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United, pasi Mino Raiola u ka hapur rrugën që ta transferojnë atë, përcjell ORAinfo.

Raportet jo të mira me Jose Mourinhon, mund të bëjnë që mesfushori francez të transferohet te skuadra katalonase./ORAinfo/

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!