Miratimi i projektligjit për ushtrinë, vjen reagimi i Edi Ramës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Miratimi i projektligjit për ushtrinë, vjen reagimi i Edi Ramës

17:53 | 18 Tetor 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash i kanë thënë ‘PO’ miratimit të projektligjit i cili e bën Kosovën me ushtri.

Pas këtij votimi ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ky i fundit e ka përshëndetur miratimin e tri Projektligjeve që i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Lavdi dëshmoreve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”,ka shkruar Rama në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shqyrtimit të parë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Në seancën e sotme deputetët janë mbledhur të gjithë për të votuar këtë Projektligj shumë të rëndësishëm për vendin, që Kosova të ketë ushtrinë e saj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!