Modeli i ‘çmendur’ nga Audi me 460 kuajfuqi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Modeli i ‘çmendur’ nga Audi me 460 kuajfuqi

10:54 | 15 Nëntor 2017

Audi RS3 standard ka 400 kuajfuqi, ndërsa kompania e njohur ABT Sportsline motorin 2.5-litër Turbo të këtij modeli e ka përforcuar në 460 kuajfuqi, përkatësisht versionin Sportback dhe Sedan.

Ndër ndryshime tjera që ka pësuar ky RS3 janë amortizatorët, frenat dhe sistemi i ri i shkarkimit të gazrave, transmeton Koha. net.

Po ashtu, ABT Sportsline për këtë model në këtë rast ka zgjedhur edhe rrotat me diametër prej 19 dhe 20-inç, si dhe disa elemente nga fibra të karbonit dhe etiketën ABT.

Në përgatitje është edhe paketa për më shumë kuajfuqi, ndërsa promovimi i saj pritet të bëhet në panairin e veturave në Essen, Gjermani, i cili do të mbahet këtë vit nga 2 deri 10 dhjetor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!