Modeli i ‘çmendur’ nga Volkswagen – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Modeli i ‘çmendur’ nga Volkswagen

14:20 | 06 Prill 2018

Së bashku me konceptin Atlas Cross Sport, me pesë ulëse, kompania prestigjioze gjermane Volkswagen në panairin e veturave në New York ka mbajtur premierën edhe të konceptit tjetër të quajtur Atlas Tanoak.

Fjala është për Atlasin në version Pick-up, por vetëm në formë të konceptit, transmeton Koha.net. Versioni serik ende është në pikëpyetje, por nga Volkswageni thuhet se për momentin nuk planifikojnë prodhimin e Atlasit Tanoak.

Atlas Tanoak Concept, për dallim nga Atlasi standard, karakterizohet me pjesën e përparme të modifikuar (me logon e ndriçuar dhe maskën e përparme), rrotat 20-inç nga alumini, si dhe interier të modifikuar me ulëse të ridizajnuara.

Natyrisht, edhe Atlas Tanoak Concept është i ndërtuar në platformën MQB, por për dallim nga Atlasi standard me 7 ulëse, Tanoak vjen me boshtin e rrotave të zgjeruar në 2.79 metra, i gjatë 4 metra dhe më i lartë për 0.5 metra.

Gjithashtu, koncepti Atlas Tanoak ka motor benzinë 3.6-litër V6 me kapacitet prej 280 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – 4Motion.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!