Modric mbetet në Real – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Modric mbetet në Real

19:16 | 10 Gusht 2018

Gazeta e afërt me klubin madrilen ka njoftuar se Luka Modric ka arritur marrëveshje me Real Madridin derisa paga e tij do të dyfishohet.

E ardhmja e Luka Modric në Real Madrid po qartësohet me mesfushorin që do të qëndroi dhe për këtë do të shpërblehet me një rritje page për paraqitjet e tij në klub, por edhe pas paraqitjeve të mira me Kroacinë në Botëror.

Sipas Marca’s, paga e tij do të jetë e njëjtë si ajo e kapitenit Sergio Ramos dhe pak më e vogël se Gareth Bale.

Rritja, është një indikacion se sa i rëndësishëm është ai për skuadrës dhe sa shumë vlerësohet nga hierarkia e Realit të cilët ishin në ankth për një marrëveshje të re.

Për Modric kishte shprehur interesim Inter, të cilit i kishin ofruar një pagë të mirë, të cilën do ta merrte deri më 2018.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!