Modric merr vendim, zhgënjen Interin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Modric merr vendim, zhgënjen Interin

09:52 | 11 Gusht 2018

Pas vlerësimit të gjithçkaje me familjen e tij, lojtari ka marrë si vendim që të vazhdojë me Realin e Madridit.

Mesfushori kroat Luka Modriç e ka marrë tashmë një vendim.

Ai do të qëndroje te Reali i Madridit. Këtë e bën me dije e përditshmja spanjolle “As”.

Është e vërtetë se futbollisti u tundua pas Kupës së Botës, pas ofertës së klubit të Milanit për një aventurë 6 vjeçare, 4 në Milano dhe dy te klubi i Jiangsu Suning pasi kanë pronarë të përbashkët.

Por sipas burimeve të “AS” pas vlerësimit të gjithçkaje me familjen e tij, lojtari ka marrë si vendim që të vazhdojë me Realin e Madridit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!