Modric vjen me kërkesë të “çmendur” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Modric vjen me kërkesë të “çmendur”

23:36 | 13 Gusht 2018

Lluka Modric i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A me Interin dhe agjenti i tij mendon se ai do të luajë aty herët apo vonë.

Real Madrid refuzon të lejojë të largohet mesfushorin, por trajneri i Interit Luciano Spalletti ka konfirmuar se vetë lojtari është i interesuar për të kaluar në San Siro.

“Nga ajo që kam kuptuar, jo vetëm që Modric ka menduar për një transferim tek Interi, por atij i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A me Bardhezinjtë,” shprehet agjenti kroat Marko Naletiliq për Tuttosport, transmeton ksp.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendimi im është se ai herët apo vonë do të shkojë në Itali. Si shumë kroatë, ai është rritur duke parë Serie A në televizor”, ka thënë tutje Naletiliq.

“Ronaldo e ka rikthyer në hartë futbollin italian. Fakti që Interi ka tentuar të marrë Modriqin dhe ai ka konsideruar një transferim ka treguar se sa shumë Ronaldo ka influencuar futbollin italian”, përfundon Naletiliq.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!