Mogherini tregon për çka u morën vesh Thaçi e Vuçiq – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Mogherini tregon për çka u morën vesh Thaçi e Vuçiq

12:05 | 18 Korrik 2018

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, njofton se në takimin disaminutësh mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, u diskutua për hapat drejt arritjes së një marrëveshjeje të obligueshme. Në njoftimin e dhënë nga zyra e Mogherinit thuhet se presidentët u pajtuan që takimin e radhës ta mbajnë pas disa javësh.

Përfaqësuesja e lartë e BE’së, Federica Mogherini, sot në Bruksel priti në takim Presidentin serb Aleksander Vuciq dhe presidentin e Kosovës, Aleksander Vuciq, raporton Gazeta Express.

“Përfaqësuesja e lartë dhe dy presidentët rishikuan progresin e bërë në diskutimet për kornizat e arritjes së një marrëveshje të obligushme dhe legale për normalizim të raporteve mes dy vendeve. Ata u pajtuan që të ritakohen brenda disa javëve dhe të vazhdojnë punën e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e Mogherinit.

Ndërsa Presidenti Thaçi ka folur para mediave pas takimit që pati me Presidentin serb, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së.

Thaçi ka përsëritur disa herë se ky ishte takimi i tij më i vështiri që gjashtë vjet negociata me Serbinë, edhe pse zgjati vetëm pak minuta.

“Ka qenë më i shkurti dhe më i vështiri prej takimeve që kemi realizuar gjashtë vitet e fundit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!