Moment i sikletshëm mes Haxhiut dhe Dardan Sejdiut, madje Albulena as nuk e shikon në sy – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Moment i sikletshëm mes Haxhiut dhe Dardan Sejdiut, madje Albulena as nuk e shikon në sy

19:37 | 14 Mars 2018

Teksa sot edhe zyrtarisht është konfirmuar ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, duke u krijuar një Grup i ri Parlamentar me anëtarët e pakënaqur të VV-së, ka ndodhur edhe momenti i parë i sikletshëm mes dy palëve.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në konferencën për media, Albulena Haxhiu dhe Dardan Sejdiu kanë pasur një moment të sikletshëm.

Pasi Haxhiu i dha ultimatum Aida Dërgutit për tu dorëhequr nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, ajo është përballur në një situatë të pazakontë me Dardan Sejdiun, shefin e Grupit Parlamentar të 12 deputetëve të dorëhequr nga VV.

Haxhiu me nxitim është larguar nga foltorja teksa ka harruar fjalimin e saj. Menjëherë pas saj ka ardhur Sejdiu i cili e ka thirrur Haxhiun ta merr fjalimin e saj.

Haxhiu madje ka refuzuar edhe ta shikojë Sejdiun teksa nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre. Në anën tjetër në fytyrën e Sejdiu ka pasur një buzëqeshje pas momentit të sikletshëm me Haxhiun./Insajderi

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!