Momenti i puthjes së Elitës dhe Gjikos – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Momenti i puthjes së Elitës dhe Gjikos

14:15 | 22 Shtator 2018

Gjiko dhe Elita Rudi i dhanë sot fund beqarisë duke e kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre dy-vjeçare.

Çifti po e mbajnë dasmën në një nga vendet më luksoz në Prishtinë ku kanë ftuar të afërm, miq e personazhe të njohur të ekranit.

Elita dhe Gjiko u kurorëzuan në martesë nga kryetari i Prishtinës dhe menjëherë pas këtij momenti, Gjiko i dha një puthje bashkëshortes, shkruan Xing.al.

Video ku çifti shfaqen duke u puthur ka pushtuar rrjetin kjo për arsye se Gjiko i jep një puthje pasionante Elitës e madje nuk ndahet dot prej saj duke e puthur edhe një herë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!