Momenti kur sulmohet me dron Presidenti i Venezuelës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Momenti kur sulmohet me dron Presidenti i Venezuelës

09:09 | 05 Gusht 2018

Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ka thënë se i ka shpëtuar një tentimi për vrasje me anë të një droni që barte eksploziv. Maduro ishte duke folur në një ngjarje ushtarake në Caracas kur u krye sulmi i pretenduar ndaj tij, shkruan BBC.

Pamjet kanë treguar se si gjatë fjalimit ai ka shikuar papritur lart – i trembur – dhe ushtarë që po iknin. Maduro ka fajësuar Kolumbinë për sulmin, diçka e mohuar nga Bogota duke quajtur akuzat si të pabaza.

Shtatë ushtarë kanë mbetur të lënduar dhe disa veta ishin arrestuar më vonë, kanë njoftuar autoritetet e Venezuelas. Dy dronë të ngarkuar me eksploziv u afruan aty ku presidenti po qëndronte, ka thënë ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez.
Vet Maduro më vonë ka thënë: “Një objekt fluturues plasi afër meje, një eksplodim i fuqishëm. Disa sekonda më pas ndodhi edhe shpërthimi i dytë”.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si truprojat reaguan për të mbrojtur presidentin gjatë sulmit:

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!