Monopoli i KEDS-it dëmton rëndë prodhuesit dhe montuesit vendor – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Monopoli i KEDS-it dëmton rëndë prodhuesit dhe montuesit vendor

17:25 | 02 Prill 2018

Alenaca Kosovare e Bizneseve zyra Regjionale Gjakovë e kryesuar nga kryetari z.Argjend Fetahu, reagon ashpër ndajë kompanis private KEDS.

E cila me veprimet e marra ka dëmtuar shumë biznese kosovare prodhuese dhe montuese të materialeve elektrike ose (Energjetikes).

Duke ju impunuar blerjen e matreialeve elektrike vetem ne kompanit Turke dhe të Serbis, që dmth ka krijuar Monopol.E kjo ka rëne në veshë të shurdhër tek Qeveria e Republikes së Kosoves si dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE)

Në këtë Monopol rrezikojnë të mbyllen 53 Biznese të Kosoves që janë prodhuese dhe montuese si dhe largimi i mijra puntorëve nga puna, dhe humbje miliona eurosh!

Ne si AKB reagojme fuqishem ndaj kompanis private KEDS, njëherish kërkojme nga Kryeministri i vendit z. Ramush Haradinaj, Presidenti z.Hashim Thaqi, Kryetari i Parlamentit vendit z.Kadri Veseli,Kryeprokurorit z.Alexander Lumezi, Ministres të Mjedisit Planifikimit Hapsinor znj Albena Reshitaj, Ministri Zhvillimit Ekonomik z.Valdrin Lluka,Ministrit Tregtis dhe Industris z.Bajram Hasani , si dhe Drejtorit të ZRRE z.Petrit Pepaj, që në reagimin tonë dhe shqetësimin e bizneseve vendore të shqyrtohet dhe të nxirret një vendim në favor të prodhueseve vendor, dhe njeherish të nderpritet ky Monopol i krijuar nga Kompania private KEDS.

Mosperfillja e kesaj kerkese z.Fetahu paralajmronë mundesin e Protestave nga ana e Bizneseve.
Problemi i Monopolit të KEDS-it siq vijon:

Si kompani që jane duke operuar në Kosovë me një sukses solid në fushen e energjisë dhe me një ngritje kontinuele të kapaciteteve të tyre në ketë fushë.
Kompanit qe veprojne ne Kosovë te energjetikes janë të shqetsuar me veprimet e KEDS-it.
Kushtet të cilat i kerkojne KEDS-i për kompanit vendore jane të kunderligjshme sepse ATESTET të cilat kerkohen për materiale elektrike si psh: Transformator distributive , kthina të tensionit të mesem , blinda” Shtepiza Metalike”etj , nuk i pranojne per kompanit vendore , ndersa per vete ato ATESTE as qe i plotesojne kushtet teknike, pra materialet elektrike qe i furnizojne vetë.

Prandaj me anë të keti Reagimi dhe kesajë kërkese lusim qe ta perdorni autoritetin e tyre, qe punonjesit e departamenteve përkatese te tregojne përgjegjesin dhe të japin shpjegime brenda afateve dhe kompetencave te tyre qe i kane , bazuar në ligjet e zbatuesheme ne republiken e kosoves.
Si nderrmarres dhe invesitore do te jemi shume te pergjegjshem ne zhvillimin ekonomik me theks të veqantë prodhimtarine dhe me afate reale.Brenda kuadrit te ligjeve te vendit, të zhvillojme kapacitetet të reja gjeneruese dhe qe vendi yne te munde ti arrije caqet e percaktuara për energjinë e ripertrishme!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!