Morena ‘shashtris’ meshkujt me videon e publikuar në Instastory

16:26 | 12 Dhjetor 2018

Modelja dhe këngëtarja nga Prishtina, Morena Taraku njihet për linjat e saj joshëse.

E vetëdijshme për këtë ajo vazhdimisht ‘qeras’ fansat e saj me foto të ndryshme nga përditshmëria e saj. Morena është e njohur edhe për jetën e saj luksoze që e bën.

Morena se fundmi ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet shumë joshëse.

E veshur shumë shkurt, këngëtarja ka bërë disa lëvizje provokative para pasqyrës dhe kjo nuk është hera e parë që Morena vepron kështu.

Ajo madje njihet për provokime por edhe për numrin e madh të fansave që ka dhe që kanë hapur madje edhe llogari në Instagram me emrin e saj. /ORAinfo/

Komento: