Mori 100 euro nga pacienti, gjykata mori vendim për drejtorin e Urologjisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Mori 100 euro nga pacienti, gjykata mori vendim për drejtorin e Urologjisë

16:32 | 12 Korrik 2018

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Rexhep Kasumaj.

Kasumajt, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak, njofton Gjykata e Apelit, transmeton Koha.net.

Rexhep Kasumaj ditë më parë është arrestuar nga Policia e Krimeve Ekonomike, pasi dyshohej se ai nuk ka pranuar ta fusë një pacient në sallën e operacionit pa i paguar 100 euro ryshfet.

Ai u akuzuar për “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Marrje e ryshfetit”, nga neni 428 i këtij kodi.

“Gjykata e Apelit, vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale”, përfundon njoftimi.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!