Mos e humbni: Rrëfimi i ish-zonjës së parë të ISIS-it – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Mos e humbni: Rrëfimi i ish-zonjës së parë të ISIS-it

08:30 | 06 Dhjetor 2017

Ajo kishte pranuar martesën me John Georges, një amerikan i cili kishte kaluar në Islam dhe fitoi një pozicion të lartë në qarqet terroriste. Sipas mediave të huaja

Bëhet fjalë për Tania Georgelas, 33 vjeçe, e cila gjatë një interviste për mediat e huaja, ndër tjerash ka përshkruar udhëtimin e saj nga Anglia në Siri dhe kthimin në Amerikë.

“Ëndrrat tona ishin që të kemi vendin tonë, të ngremë familjen dhe të trajnojmë fëmijët për të qenë vrasës, ushtarë, për të shkuar në xhihad”, ka thënë Tania Georgelas. Sipas mediave të huaja, burri i saj John ishte një djalë me një rini problematike. Ai u dëbua nga shkolla dhe ishte droguar. Dhe dikur pas 11 shtatorit, ai u kthye në Islam.

Çifti ra në dashuri duke folur për xhihadin dhe ëndrrat e kalifatit. Ata u martuan në vitin 2004. Ata kishin tre fëmijë dhe i katërti ishte në rrugë, kur në vitin 2013 filluan të flisnin për t’u bashkuar me ISIS në Siri.

Pas disa ditësh në Siri, ajo dhe fëmijët e saj u sëmurën. John pranoi që të kthehen në shtëpi në Teksas, dhe prindërit e saj e ndihmuan. Kur u kthye nga Siria me fëmijët e saj, Tania kërkoi divorcin. Por sipas mediave, John ende gjendet në Siri. Madje, siç thuhet më tej, ai është një amerikan i cili ka autoritetin më të lartë në ISIS.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!