Mos gaboni të lini shishen me ujë në veturë gjatë verës, e rrezikshme çfarë ndodh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Mos gaboni të lini shishen me ujë në veturë gjatë verës, e rrezikshme çfarë ndodh

17:14 | 29 Qershor 2018

Është një rrezik kërcënues për jetën, që mund të shkaktojë zjarr brenda në veturë.

Tani, zjarrfikësit janë duke i paralajmëruar shoferët për pasojat e lënies së shishes me ujë në veturë gjatë muajve të nxehtë të verës.

Të gjithë e dini se sa nxehtë bëhet brenda veturës në verë. Në fakt, një studim i Universitetit të Stanfordit gjeti se gjatë ditëve të nxehta të verës, kur moti është 22-35 gradë C, temperatura brenda një veture të parkuar mund të arrijë nga 44 deri në 55 gradë C brenda një ore, transmeton Gazeta Express.

Kështu, ta lini një shishe të plastikës me ujë brenda në veturë gjatë një dite të nxehtë vere, mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme.

Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrit në Oklahoma, SHBA, bënë një test dhe gjetën se drita e diellit e zmadhuar në një shishe të ujit, arriti në 120 gradë C.

Shishet e ujit veprojnë si një qelq zmadhues dhe mund të intensifikojë dritën e diellit mjaftueshëm sa për të shkaktuar djegie brenda në veturë.

Zjarrfikësit e kanë një paralajmërim; mos i lini shishet e ujit në veturë, ose sigurohuni që mos t’i kapë drita e diellit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!