Moska e shokon Vladimir Putinin! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Moska e shokon Vladimir Putinin!

12:07 | 13 Shtator 2017

Një koalicion i partive të opozitës liberale ka arritur një triumf të papritur në disa zona në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Rusi.

Partitë opozitare kanë arritur të fitojnë në shumë qendra votimi në mes të Moskës, teksa partia e Putinit, e cila dominon në vend prej 17 vitesh, ka fituar shumicën e ndenjëseve në këshilla, në zgjedhjet e së dielës.

Triumfi i opozitës në disa zona të caktuara bëhet edhe më kuptimplotë po të kihet parasysh se Putin u mposht edhe në qendrën e votimit ku hodhi votën e tij.

Sipas “The Guardian”, Partia “Rusia e Bashkuar” e Putinit gjithsesi arriti të sigurojë rreth 75 për qind të ndenjëseve në këshillin e kryeqytetit dhe se pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët, rreth 15 për qind.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!