Mot katastrofik në këtë vend, paralajmërohen edhe rrëshqitje dheu – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Mot katastrofik në këtë vend, paralajmërohen edhe rrëshqitje dheu

10:00 | 14 Qershor 2018

Meterologët në Serbi kanë paralajmëruar edhe sot mot të keq. Stuhia që goditi vendin, parashihet të vazhdojë edhe sot.

Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit përgjatë ditës së djeshme moti thuhet të vazhdojë të jetë i ngjashëm edhe sot, i përcjellur edhe me erëra të fuqishme.

Sipas medieve serbe nga paralajmërimet ka mundësi që rrugët sërish të mbushen përplot me ujë.

Përpos kësaj janë paralajmëruar edhe rrëshqitje të dheut.

Duhet shtuar se dje reshjet e shiut dhe breshrit shkaktuan një mot të paparë më herët në këtë vend.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!