‘Motori me naftë ende nuk ka vdekur’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Motori me naftë ende nuk ka vdekur’

10:52 | 15 Mars 2018

Kreu i prodhuesit gjerman të automjeteve, “Volkswagen”, Mathias Muller, njoftoi sot një investim prej 20 miliardë eurosh në motorët elektrikë, duke theksuar se është i bindur në një rilindje të motorëve dizel, sepse ai e gjykon si të mundur që të bashkëjetojnë këto teknologji të së kaluarës dhe të ardhmes.

“Jo vetëm që shpresoj që dizeli nuk ka vdekur, por jam i bindur se është duke u përballur me një rilindje”, vlerësoi ai në Berlin, përcjell Atsh.

Ky grup i përbërë nga 12 marka (Audi, Porche, Skoda, etc) synon që për vitin 2030 të ketë një version elektrik për çdo model që prodhon.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!