Manchester United do të përpiqet të përfshijë Paul Pogba në çdo ofertë për yllin e Real Madrid Gareth Bale,thotë Don Balon, përcjell ORAinfo.
Uellsiani duket se është i vendosur të largohet nga Spanja në verë, e Unitedin vazhdimisht ka qenë i lidhur me një lëvizje për ish-yllin e Tottenhamit.
Dhe Jose Mourinho do t’i ofrojë Pogban në këmbim të Bale, edhe pse duket se presidenti i Madridit Florentino Perez do të preferonte një marrëveshje shkëmbimi me Liverpulin që do të përfshinte Mohamed Salah../ORAinfo/
VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.
Ju faleminderit!