Mourinho flet pas barazimit me Chelsean, habit me këtë deklaratë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Mourinho flet pas barazimit me Chelsean, habit me këtë deklaratë

19:12 | 20 Tetor 2018

Chelsea dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në ndeshjen që u zhvilluar sot Stamford Bride.

Të ndy skuadrat kanë barazuar me rezultatin 2:2.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij ,por i zhgënjyer me rezultatin final 2-2 ndaj Chelseat.
Mourinho tha në një konferencë pas ndeshjes së barazimi 2-2 ishte i tmerrshëm për Manchester Unitedin, por fenomenal për Chelsean, pasi djelmoshat e Maurizio Sarrit e barazuan rezultatin në minutën e 96-të, transmeton Gazeta Express.

Anthony Martial shënoi dygolësh në pjesën e dytë duke e përmbysur Chelsean, që kishte kaluar në epërsi falë golit me kokë të Antonio Rudiger në pjesën e parë.
Por, zëvendësuesi i Chelseat, mesfushori anglez, Ross Barkley, shënoi në minutën e 96-të duke e çmendur “Stamford Bridge”.

“Ne ishim ekip më i mirë në fushë”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Para ndeshjes, një pikë në ‘Stamford Bridge’ është gjithmonë rezultat i mirë, sepse për çdo ekip është shumë e vështirë të fitojë këtu. Pas ndeshjes, mënyra sesi rrodhi takimi, është rezultat i tmerrshëm për ne, dhe rezultat fenomenal për Chelsean”, tha Mourinho..

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!