Muftiu i jashtëligjshëm i Kosovës prapë po mashtron opinionin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Muftiu i jashtëligjshëm i Kosovës prapë po mashtron opinionin

Shkruar nga: Mustafa Bajrami

21:05 | 10 Tetor 2018

Është i pavërtetë lajmi se po fillojnë punimet në ndërtimim e Xhamisë Qëndrore në Prishtinë! Në fakt, vendosja e një pllakate aty për të dhënë përshtypjen se kinse po fillon ndërtimi i xhamisë është bërë qëllimshëm tani në kohën e të ashtuquajturave zgjedhje brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.

Besimtarët që me padurim po presin fillimin e ndërtimit të asaj xhamie, e ndër ta edhe unë, marshuan me postimin e lajmeve se ja, më në fund po fillojnë punimet. Bile, nga gëzimi i papërmbajtuar ata postuan foto të shumta të asaj xhamie. Gjithandej nëpër rrjete sociale!

E vërteta e këtyre lajmeve është e dhimbshme. E dhimbshme sepse është mashtrim i hapur. E dhimbshme sepse po i prekë rrejshëm zemrat e besimtarëve. Është mashtrim i keq ky. E ky mashtrim perfid po vjen me rekomandimin e të vetquajturit mufti i Kosovës. Ai po luan me ndjenjat e muslimanëve. Ai, nëpërmes kësaj loje po insiston që prapë dhe në mënyrë të jashtëligjshme e uzurpuese të zgjidhet për herë të katërt mufti i Kosovës.

Më parë ai dërgoi në haxh pa pagesë punonjës të Bashkësisë Islame në mënyrë që më pastaj ata ta votojnë për mufti.

Se çfarë mënyra po përdorë ai për të mbetur aty edhe për pesë vitet e ardhshme, më së miri shihet nëpër këshilla lokale të BIK-ut ku po propozohet vetëm emri i tij.

Është për tu ardhur keq se në çfarë gjendje e ka prurë institucionin e Bashkësisë Islame!

Gjithsesi është akt i turpshëm i tij se si po manipulon me ndjenjat e besimtarëve muslimanë shqiptarë, kudo që jetojnë ata…!!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!