Muller – Ancelotti, ndodh ajo që askush se kishte paramenduar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Muller – Ancelotti, ndodh ajo që askush se kishte paramenduar

22:43 | 12 Tetor 2017

Thomas Muller e ka cilësuar fajtor veten dhe bashkëlojtarët e tij për formën e dobët të Bayern Munichut, ndërsa e ka shfajësuar trajnerin e larguar tashmë, Carlo Ancelottin.

Trajneri italian, Ancelotti, u shkarkua rreth dy javë më parë nga drejtuesit e gjigantit bavarez, duke e emëruar ish-trajnerin Jupp Heynckes në krye të skuadrës.

Mediat gjermane aluduan se deri te shkarkimi i Ancelottit erdhi pasi italiani nuk kalonte mirë ‘veteranët’ e Bayernit, ku njëri ndër ta përflitej të ishte edhe sulmuesi gjerman, Muller.

Megjithatë, Muller ka dal haptazi të flas për mediat duke thënë që kjo që është folur nuk qëndron dhe problemet e Bayernit ishin krijuar nga lojtarët dhe jo nga Ancelotti.

Ancelotti thuhet se nuk kishte raporte të mira me senatorët e Bayernit!

“Shumë nga problemet me të cilat Bayerni përballet i ka krijuar vet ekipi pasi nuk ka treguar aspak nivelin që pritej prej tij, për këtë arsye nuk duhet të fajësojmë Ancelottin e ta cilësojmë atë si idhullin e rremë”, ka thënë fillimisht Muller.

“Shpresojmë që ndryshimi i trajnerit të shoqërohet edhe me ndryshimin e rezultateve gjithashtu. Në fund të fundit për këtë u bë dhe ndryshimi”.

“Ruajmë kujtime shumë të mira nga Heynckes, me të cilin arritëm fitimin e tripletën. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se paraqitjet tona sërish mund të kritikohen sepse problemi kemi qenë vetë ne”.

“Duhet t’i bëjmë, hapat një nga një. Nuk mund të presim katapultimin e ecurisë tonë”, përfundoi sulmuesi gjerman.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!