Mundohuni të mos dilni jashtë, ajër shumë i rrezikshëm në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mundohuni të mos dilni jashtë, ajër shumë i rrezikshëm në Prishtinë

23:53 | 11 Janar 2019

Kryeqyteti i Kosovës vazhdon të përballet me problemin e shkallës së lartë të ndotjes së ajrit.

Sipas matësve të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, indeksi i cilësisë së ajrit për momentin në Prishtinë është i rrezikshëm, që në shifra shkon në 356.

Kohët e fundit, bora dhe temperaturat shumë të ulëta kanë ndikuar që edhe ajri të jetë më i mirë.

Por, sonte përsëri ajri është shumë i rëndë.

Kujtojmë se gjatë vitit 2018, Kosova u përball me ndotje të lartë të ajrit dhe tejkalim të normave të ndotjes të lejuara nga Bashkimi Evropian.

Më së shumti ndotja e lartë e ajrit u vërejt në kryeqytet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!