Gazeta Nacionale raporton se një aksion i Policisë është zhvilluar sot në restorantin “Bukë e zemër”.
Sipas këtij mediumi, ky restorant është pronë e një personi i cili është i afërt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Me mëngjes Policia e Kosovës ka zbarkuar në restorantin Bukë e Zemër. Restorant pronë e Ridvan Muharremit, njeri i afërt i kryeministrit Kurti”, shkruan Nacionale.
“Aksioni vjen pas publikimit të incizimeve nga Nacionale, për skandalin e grurit dhe vajit”, thuhet tutje.
Front Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjes.