Napoli shfrytëzon gabimin e Juventusit, shënon fitore – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Napoli shfrytëzon gabimin e Juventusit, shënon fitore

22:40 | 20 Tetor 2018

Klubi Italian Napoli ka shfrytëzuar për mrekulli ngcjen me barazim të Juventusit.

Napoli ka arritur të mposht Udinesen me rezultat bindës, lehtësi 3-0.

Napoli , që iu kthye fitoreve në Serie A dy javë më parë me triumfin ndaj Sassuolos pas humbjes ndaj Juventusit vetëm një javë më herët, e arriti fitoren e dytë radhazi duke e mposhtur lehtësisht 3-0 Udinesen, raporton Gazeta Express.

Napoli e shrtytezoi shumë mirë lëshimin e Juventusit, që barazoi 1-1 me Genoa sot më herët, dhe iu afrua në vetëm katër pikë bardhezinjve.

Fabian Ruiz realizoi gol sensacional për ta thyer akullin për skuadrën e Napolit, kur e mposhti portierin kundërshtar nga largësia.

Ndërsa, 10 minuta para fundit, Napoli shënoi edhe dy gola tjerë për t’ia vënë kapakun kësaj fitoreje.

Daries Mertnez shënoi nga penalltia për 2-0 në minutën e 82-të, derisa Marko Rog tre minuta më pas për 3-0.

Napoli tani ka 21 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Juventusi në vendin e parë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!