NATO ia tregon ‘dhëmbet’ Rusisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

NATO ia tregon ‘dhëmbet’ Rusisë

20:44 | 09 Tetor 2018

NATO-ja do të vendosë në provë në fillim të nëntorit kapacitetin e saj për të stopuar dhe shtyrë një ofensivë (hipotetike) të lëshuar kundër Norvegjisë nga Rusia gjatë manovrave “Trident Juncture”, më i rëndësishmi i organizuar ndonjëherë nga Aleanca që prej fundit të luftës së ftohtë.

NATO-ja po tregon muskujt e saj dy muaj pas manovrave “Vostok-2018” të organizuara në shtator nga Rusia në lindjen e largët dhe të konsideruar si manovrat ushtarake më të mëdha në historinë e Rusisë.

“Ne duhet të vërtetojmë se jemi në gjendje të mbrohemi dhe të tregojmë unitetitn tonë”, deklaroi sot admirali amerikan, James Gordon Foggo, kryekomandant i këtyre manovrave gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, përcjell Atsh.

Rreth 50 000 ushtarë, 150 avionë, 60 anije dhe rreth 10 000 automjete janë angazhuar në këto manovra tokësore dhe amfibe. Ato do të fillojnë më 25 tetor dhe do të mbarojnë më 7 nëntor.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!