Ndalimi i makinave me naftë në Gjermani, e papritur çka po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndalimi i makinave me naftë në Gjermani, e papritur çka po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri

16:03 | 02 Mars 2018

Pas vendimit të Gjykatës federale Administrative në Gjermani për t’u lejuar qyteteve të mëdha ndalimin e qarkullimit të automjeteve me naftë, janë shtuar kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për modifikimin e teknikës së motorëve “diesel”.

Por, problemet kishin nisur të shpërfaqeshin që përpara këtij vendimi, duke sjellë një rritje të shitjes së këtyre automjeteve në Lindje, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Reagimet ndaj lëvizjes së Gjykatës federale Administrative kanë qenë të mëdha, sepse ndalimi i hyrjes së automjeteve me motorë më të vjetër “diesel” në qendrat e qyteteve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit, do të prekte jo vetëm personat privatë, por edhe zanatçinjtë gjermanë, që përdorin më së shumti mjete të tilla.

Një pjesë kërkon që përmirësimin e motorëve ta marrë përsipër vet industria e automjeteve, si dhe Shoqata gjermane e Zanatçinjve. Edhe politika ka reaguar në këtë drejtim.

Unioni Kristian-Social u shpreh kundër ndalimit të automjeteve dhe iu drejtoi një apel koncerneve të huaja të makinave në vend që të japin kontributin e tyre. Debati mbi këtë çështje ka bërë që të ketë rënie të mëdha të çmimeve të automjeteve “diesel”, një pjesë e mirë e të cilave po shitet në vendet europiano-lindore.

Vitin që shkoi pati një rritje të ndjeshme të shitjeve krahasuar me 2016-n, me rreth 233 mijë automjete “diesel” të shitur jashtë Gjermanisë, sidomos në Europën Lindore, thotë revista gjermane “Java ekonomike”. Rritje të madhe ka shënuar sipas saj shitja e automjeteve “diesel” drejt Shqipërisë, Kosovës, Rumanisë dhe Sllovakisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!