Ndarja e Kosovës mund të shpëtohet nga miqtë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndarja e Kosovës mund të shpëtohet nga miqtë

08:35 | 12 Janar 2019

Miqtë e Kosovës që mund ta shpëtojnë vendin nga ndarja.

Ulja e dy miqve të shqiptarëve në postet më të fuqishme të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Eliot Engel, mund ta shpëtojë Kosovën nga ndarja. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare kanë vlerësuar për “Zërin” se Pelosi dhe Engel nuk pajtohen me qëndrimin e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump për çështjen e kufijve me Serbinë

Rikthimi i miqve të shqiptarëve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi dhe Eliot Engel, mund ta shpëtojë Kosovën nga ndarja. Kështu kanë vlerësuar për “Zërin” njohësit e çështjeve ndërkombëtare, të cilët thonë se miqtë e shqiptarëve, të cilët janë ulur në postet më të fuqishme të Kongresit, nuk e përkrahin idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Nancy Pelosi është rikthyer javë më parë në pozitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, të cilën e mbante edhe tetë vjet më parë, ndërsa Eliot Engel, miku më i madh i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, është zgjedhur kryetar i Komitetit të fuqishëm të Marrëdhënieve me Jashtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!