Ndërpritet seanca e Kuvendit, punimet vazhdojnë nesër – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndërpritet seanca e Kuvendit, punimet vazhdojnë nesër

21:51 | 16 Prill 2018

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme për shkak të mungesës së kuorumit.

Seanca do të vazhdojë nesër punimet nga ora 10:00, me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës të mbetura nga seance e sotme.

Një pjesë e madhe e seancës së sotme të Kuvendit iu dedikua procedurave të themelimit të Komisionit Hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. I gjithë debati u fokusua se kush do ta kryesojë këtë komision.

LDK ishte iniciator për këtë komision, i cili do të përbëhej nga 11 anëtarë, derisa sot kërkoi që të hyjë në rend dite. Deputetët diskutuan për disa orë se kush duhet ta drejtojë komisionin por, në fund nuk është arritur të hyjë si pikë e rendit të ditës, pasi mori vetëm 58 vota për dhe një abstenim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!