Ndërron jetë i riu që u godit nga rrufeja në Gjakovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndërron jetë i riu që u godit nga rrufeja në Gjakovë

20:05 | 07 Korrik 2018

Rrufeja ka goditur sot dy të rinj në Nivokaz të Gjakovës, me ç’rast njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri ka shpëtuar.

Komantanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kris Gjokaj ka konfirmuar se rrufeja ka goditur dy të rinjtë përderisa ata ishin duke punuar.

“Rasti ka ndodhur në Nivokaz, rrufeja ka goditur dy të rinj gjatë punimeve. Ata janë dërguar në për trajtim mjekësor në Gjakovë, megjithatë njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjokaj.

Mësohet se viktima është 23 vjeçari Shpëtim Kabashi nga fshati Xërxe i Rahovecit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!