Ndërron jetë në moshë të re aktori i njohur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Ndërron jetë në moshë të re aktori i njohur

11:15 | 12 Tetor 2018

Ka humbur jetën tragjikisht Mohammad bin Rafea në një aksident me makinë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e Hailit.

Humbja e aktorit të njohur u konfirmua nga vëllai i tij, Abdul Khaliq në një postim prekës në Twitter.

Lajmi i humbjes së parakohshme preku mijëra fansa që shprehën ngushëllimet e tyre në rrjete sociale.
Një prej ndjekësve rrëfeu se çfarë kishte bërë komediani vetëm pak orësh para ngjarjes tragjike.

“Lajm shokues! Para disa orësh, ai po filmonte në Snapchat dhe nuk kishte asgjë të gabuar. Tani dëgjojmë lajmin e humbjes së tij, një ndjenjë e çuditshme. Kjo dëshmon pasigurinë e jetës, që mund të marrë fund sa hap e mbyll sytë”, shkruan fansi i Mohammad.

Rafea bë viral me videot e tij në rrjete sociale ku ka folur për tema që prekën të gjithë botën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!