Ndërron jetë “Super Mario” i vërtetë, kjo është historia e tij familjare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Ndërron jetë “Super Mario” i vërtetë, kjo është historia e tij familjare

19:40 | 02 Nëntor 2018

Mario Segale, njeriu në bazë të të cilit e mori emrin videoloja “Super Mario”, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.

Segale ishte një sipërmarrës i suksesshëm italo-amerikan nga shteti i Uashingtonit. Ai merrej me patundshmëri të ndryshme.

Në vitet e 80’ta, ai ia dhuroi një punëtori kompanisë “Nintendo of America”, të cilët vendosën që ta emërtonin yllin e videolojës së tyre të re me emrin e tij.

Videoloja “Supermario” së pari quhej “Jumpman” deri në momentin kur kompania “Nintendo” vendosi që t’ia japë kësaj loje një emër të përveçëm.
Mario Segale kishte thënë se ishte Minoru Arakaëa, themeluesi i kompanisë “Nintendo of America”, ai i cili ia kishte kumtuar lajmin se heroi i videolojës do ta mbante emrin e tij.

Seritë e kësaj videoloje shpesh llogariten si videolojërat më të suksesshme të të gjitha kohërave.
Aventura e fundit e heroit, e titulluar “Super Mario Odyssey”, është aktualisht seria më e shitur e kompanisë “Nintendo Sëitch”, me mbi 12 milionë kopje të shitura.

Mario Segale la pas bashkëshorten, Donna, katër fëmijë dhe nëntë nipër e mbesa.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!