Ndeshja Chelsea – Newcastle përfundon me këtë rezultat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndeshja Chelsea – Newcastle përfundon me këtë rezultat

20:28 | 12 Janar 2019

Ka përfunduar ndeshja mes Chelseas dhe Neëcastle Unitedit me rezultat 2:1.

‘Blutë e Londrës’ vuajtën jo pak për të marrë pikë të plota nga përballja me skuadrën e Rafael Benitez, që sot dukej në një ditë të mirë.

Luhej minuta e 9’ kur Chelsea shënon për epërsinë e parë prej 1:0 me anë të Pedro, që pranoi një asistim milimetrik nga mbrojtësi David Luiz.

Mysafirët treguan se janë aty duke barazuar në 1:1 në minutën e 40’, nëpërmjet Clark.

Për fitoren e Chelsea u përkujdes Ëillian, që në minutën e 57’ realizoi një gol vërtetë të bukur.

Kjo ishte fitorja e 14-të e Chelsea këtë sezon, që forcon vendin e katërt me 47 pikë, gjashtë më shumë se Arsenal që u mund sot nga West Ham.

Pikërisht Arsenal, do të jetë kundërshtari i Chelsea në xhiron e ardhshme të Premierligës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!