Ndeshja Kosovë-Maltë, gjithçka që duhet të dini për pjesën e parë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Ndeshja Kosovë-Maltë, gjithçka që duhet të dini për pjesën e parë

21:40 | 11 Tetor 2018

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës së Maltës.

Përfaqësuesja e Kosovës po përballet me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përfaqësuesja jonë ka arritur që të shkoj në pushim me golin e shënuar nga Benajmin Kololli në minutën e 30’, pas asistimit të shkëlqyer nga Valon Berisha, raporton “lajmi.net”.

Kosova ka arritur që ta dominoj bindshëm pjesën e parë, duke pasur posedimin e topit mbi 60 për qind.

Përfaqësuesja e jonë kishte mbi dhjetë raste për të shënuar gol në 45’ minutat e parë, mirëpo nuk arriti që t’i konkretizonte rastet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!