Ndeshja kundër Lyon, Pique ka një thirrje për shokët e skuadrës

10:59 | 17 Shkurt 2019

Para ndeshjes kundër Lyon, Gerard Pique ka bërë thirrje për përmirësim.

Qendër mbrojtësi ka thënë se Barcelona duhet të jenë më fluid në javët e ardhshme, pas performances jo të mirë në fitoren 1:0 kundër Valladolid.

Skuadra katalane vuajti shumë para portës kundërshtare, duke lëshuar disa raste të mira për shënim.

“Ne nuk luajtëm mirë. Nuk ishte paraqitje e mirë. Ne nuk ishim Barcelona që duam të jemi” ka thënë Pique.

“E mira e vetme ishte fitorja, dhe kthimi tek rruga e fitores, por ne duhet të përmirësohemi. Sensacionet nuk janë të mira dhe duhet të jemi më të mirë të martën. Nëse jo, gjërat nuk do të shkojnë mirë” ka thënë tutje mbrojtësi spanjoll.

Skuadra e Barcelonës do të përballet me Olympique Lyon këtë të martë, në kuadër të 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Komento: