Ndeshja me Zvezdën, Shaqiri vjen me një deklaratë të ‘fuqishme’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Ndeshja me Zvezdën, Shaqiri vjen me një deklaratë të ‘fuqishme’

19:37 | 22 Tetor 2018

Zvicra do të përballet këtë javë me Crvena Zvezvdën.

E për këtë ka folur Xherdan Shaqiri për të cilën tha se mund të përballojë gjithҫka nga kjo ndeshje.

Reprezentuesi zviceran me prejardhje shqiptare startoi nga minuta e parë në fitoren, 1-0 ndaj Huddersfieldit, teksa asistoi te goli i fitores.

Tifozët e Zvezdës janë të pezulluar nga ndeshja në ”Anfield” të mërkurën, por Shaqiri e ka të garantuar një ”mirërpritje të nxehtë” në ndeshjen kthyese në Beograd.

27-vjeçari ishte i pezulluar nga FIFA pas festimit me shqiponjë ndaj Serbisë në Botëror duke festuar me shqiponjën dy krenare.
Shaqiri ka prejardhje kosovare, saktësisht nga Gjilani, andaj serbët e urrejnë tejmase atë pas ngjarjeve të fundit.
I pyetur nëse është i shqetësuar për këtë ndeshje, Shaqiri tha: ”Jo, aspak. Është vetëm një ndeshje normale dhe unë do ta trajtoj atë sikur ndeshjet tjera”.

”Natyrisht do të ketë persona që do të më vërshëllejnë mua. Por, unë e trajtoj çdo ndeshje njejtë”.
”Në fund, është vetëm një ndeshje futbolli. Por, është edhe e rëndësishme dhe ne duam ta fitojmë atë. Sporti nuk është politikë”, u shpreh Shaqa

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!