Ndeshja ndaj PSG-s, Ronaldo kërkon nga Perez që ylli i madh mos të luaj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Ndeshja ndaj PSG-s, Ronaldo kërkon nga Perez që ylli i madh mos të luaj

10:44 | 14 Shkurt 2018

Sonte duke filluar nga ora 20:45, do të përballen në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi dhe PSG-ja.

Klubi madrilen ka filluar të këndellet, pasi deri më tani ka patur një formë tejet të dobët.

Nga ana tjetër, PSG-ja është klubi më efikas në Evropë për shënimin e golave, duke marr parasysh sulmin e frikshëm, Cavani, Neymar, Mbappe, përcjell ORAinfo.

Real Madridi shpresat i ka te Cristiano Ronaldo, që çdo herë ka qenë vendimtar në ndeshje kaq të mëdha, por që portugezi ka një kërkesë për Perezin dhe Zidnane.

Sipas mediave spanjolle, portugezi i ka kërkuar presidentit të Real Madridit dhe trajnerit francez që sonte në stol të mbetet Isco, pasi sipas tij ai nuk po e ndihmon skuadrën.

Portugezi ka kërkuar madje edhe shitjen e tij në verë, andaj mbetet të shihet sonte se cila do të jetë përgjigja e Perezit dhe Zidanes për Ronaldon./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!