Ndeshja Portugali-Poloni, fituesi merret vesh në fund – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Ndeshja Portugali-Poloni, fituesi merret vesh në fund

22:47 | 11 Tetor 2018

Portugalia e ka mposhtur me shuam vështirësi Poloninë.

Portugalia ka shënuar fitore të mundimshme ndaj Polonisë me rezultat 2:3 në Ligën e Kombeve.

Polakët kaluan të parët në epërsi me anë të Piatek në minutën e 18’., por që portugezët e barazuan rezultatin me anë të Andre Silvas (31’).

Portugalia arriti që ta përmbysë rezultatin, ku Glik shënoi atu-gol (43’).

Portugezët e shënuan golin e tretë me anë të Bernardo Silvas në minutën e 52’, ndërsa Polonia e ngushtoi epërsinë e tyre me anë të Blaszczykowski (77’).

Portugalia është lidere në Grupin A me gjashtë pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Italia me nga një pikë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!