Ndodh e papritura..! A janë bashkuar përsëri Era dhe Fatoni ? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndodh e papritura..! A janë bashkuar përsëri Era dhe Fatoni ?

20:09 | 13 Shkurt 2018

Era Istrefi duket se është kthyer në krahët e ish të dashurit të saj, të cilin e kishte edhe menaxher Faton Shoshi.

Çifti janë takuar pas pothuajse tre muaj ndarjeje dhe takimi i tyre ka shkuar shumë mirë.

Kështu se paku ka thënë një dëshmitar, i cili i ka parë çiftin duke drekuar në restorant “Rron” në Prishtinë, por që nuk ka mundur të fotografojë për shkak të pozitës që kanë qenë të ulur çifti e që ishte shumë private.

Sipas këtij dëshmitari, çifti kanë folur dhe kanë buzëqeshur për më shumë se një orë në këtë restorant dhe disponimi është dukur i mirë.

Të dy nuk kanë qenë të shoqëruar me ndonjë nga të afërmit e tyre.

Ndryshe, Fatoni dhe Era ishin ndarë në nëntor të vitit 2017 pas këngës “No I Love Yous” që ishte në bashkëpunim me French Montana.

Kënga nuk kishte pasur edhe aq sukses dhe nga ajo kohë mediat kishin raportuar se ata janë ndarë.

Ndërkohë, kënga e Erës “Bonbon” vazhdon të jetë njëra prej këngëve më të klikuara në Botë pasi që ajo ka kaluar tashmë më shumë se 520 milionë klikime.

Kujtojmë se Era me këtë këngë ishte marrë pjesërisht në menaxhim të “Sony Entertainment”, me të cilën kompani ende ka kontratë.

Por, pas ndarjes nga Fatoni këngëtarja ishte mbyllur në vetvete dhe nuk është parë shumë në publik.

Kjo është hera e parë që pas pothuajse tre muajsh Era shihet në një vend publik dhe atë me ish menaxherin dhe të dashurin e saj Faton Shoshi.

Nuk dihet a është ky takim, takim pune apo një rikthim në skenë i çiftit të dashuruar.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Rita Ora