Ndodh e papritura, jep dorëheqje kryeministri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Ndodh e papritura, jep dorëheqje kryeministri

20:18 | 13 Qershor 2018

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, dha dorëheqje, pas një vale protestash antiqeveritare, që kanë tronditur kryeqytetin Tbilisi.

Kvirikashvili njoftoi për vendimin e tij të mërkurën, duke përmendur “mosmarrëveshjet” me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, si arsye për të.

“Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t’i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri”, tha Kvirikashvili.

Ai ka qenë kryeministër qysh në dhjetor të vitit 2015.

Me vendimin e tij për dorëheqje shpërbëhet i gjithë kabineti.
Vala e protestave në Tbilisi ka nisur më 31 maj kundër, siç është thënë, një gabimi të drejtësisë pas vrasjes së dy adoleshentëve në dhjetor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!