Ndodh edhe kjo: Futbollisti rrah trajnerin e tij, kjo është arsyeja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndodh edhe kjo: Futbollisti rrah trajnerin e tij, kjo është arsyeja

14:57 | 17 Prill 2018

Një incident i çuditshëm ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Bolivi.

Trajneri i Nacional, Miguel Zahzu vendosi që të bëjë një ndryshim në minutën e 34’të të pjesës së parë. Ai largoi nga fusha brazilianin, Thiago dos Santos.

Vendimi i trajnerit nuk i pëlqeu aspak lojtarit brazilian, i cili e sulmoi verbalist dhe fizikisht trajnerin e tij.

Trajnerin e “shpëtuan” futbollistët që ishin duke qëndruar në stolin rezervë, ndërsa në momentet e sulmit trajneri ishte duke pire uje.

Dos Santos vazhdoi me fyerje, derisa security e largoi nga stadiumi.

Në fund skuadra e Sport Boys mposhti me rezultat 4-0 Nacional Potosin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!